Memli Krasniqi: PDK-ja ka nevojë për shpëtimtar dhe një transformim

30 qershor 2021 | 20:44

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka treguar arsyet se pse i është futur kësaj gare.

Krasniqi në T7 ka thënë se fati i tij dhe aktiviteti politik është i lidhur me PDK-në që 17 vite.

“Unë që nga viti 2004 jam pjesë aktive e PDK-së. Kam pasur fatin që të punojë me dy personat historik me zotërinë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Unë jam zgjedh 6 herë deputetë nga qytetarët e Kosovës dhe fati im politik është lidhur me këtë parti”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se në PDK nuk është një gjendje e zakonshme dhe Kuvendi zgjedhor kësaj partie i është imponuar.

“Pas marrjes në Hagë të Kadri Veselit, neve na është imponuar kjo situatë. Me inisistimin e Hoxhajt por edhe me mendime pro et contra, kemi vendos që të shkojmë në garë për të parin e partisë”, ka thënë Krasniqi.

Në fjalën e tij Memli Krasniqi ka thënë në këto rrethana në PDK kërkohet ndryshimi.

“PDK-ja ka nevojë për shpëtimtar dhe një transformim. PDK nuk është e mjaftueshme për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë tutje Krasniqi.

Kujtojmë që PDK mban Konventën zgjedhore me 3 korrik, ditën e shtunë. Aktualisht vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në…