Memli Krasniqi viziton Gjakovën: PDK-ja është adresa e vetme për qytetarët tanë!

04 mars 2023 | 20:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar për vizitë në Gjakovë, ku është pritur nga kryetari i Degës njëherit deputeti Hajdar Beqa. Krasniqi ka takuar struktuar e partisë si dhe qytetarët e Rekës së Keqe. Poashtu kryetari i PDK-së ka vizituar Teqenë në Duzhnje ku është pritur nga Shejh Nesemi Deshvishdana.

Kështu ka bërë të dituar kryetari i PDK-së për Gjakovë, Hajdar Beqa.

Njoftimi i plotë i Beqës për vizitën e kryetarit Memli Krasniqi:

Sot bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi takuam strukturat e Degës së PDK-së në Gjakovë, ku diskutuam për zhvillimet e fundit politike, si dhe situatën e rënduar ekonomike me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës.

Shqetësuese është  migrimi masiv i të rinjëve, sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku gjendja e rëndë ekonomike e krijuar, sidomos me rritjen enorm te çmimeve  dhe inflacionin e lartë dhe të pa perballushëm për qytetaret e vendit tonë, ka krijuar një gjendje alarmante e cila don zgjidhje urgjente!

Mungesa e perspektivës në vend dhe keqqeverisja kanë ndikuar që qytetarët ta humbasin shpresën për një të ardhme më të mirë.

Andaj, është e domosdoshme që të gjithë së bashku, nga pozicionet tona të angazhohemi për një të ardhme premtuese në Kosovë, ne mënyrë qe t”ua rikthejmë besimin dhe shpresën qytetarëve tanë!

Bashkë me Kryetarin e PDK-së z. Memli Krasniqi dhe strukturat e degës së PDK-së në Gjakovë, vizituam rajonin e Rekës së Keqe, të cilët na pritën si gjithmonë masovikisht e përzemërsisht.

Diskutuam me banorët e Rekës së Keqe për situatën aktuale politike në Kosovë dhe vështirësitë nëpër të cilat po kalon ky rajon, e veçanërisht për ikjen masive të të rinjve të kësaj ane.

Qeveria qendrore përmes politikave të saj shtrënguese po e bën edhe më të vështirë jetën në këto anë,përmes ngritjes së vlerës së tatimit në pronë, faturave të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë edhe të të gjitha çmimeve në përgjithësi.

Qytetarët e kësaj ane dhe të të gjithë Kosovës, presin rikthimin e shpresës dhe mbështetje meritore.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet adresa e vetme për qytetarët tanë!

Bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit tonë në Gjakovë, vizituam Teqen e Shejh Nesemi Deshvishdanës në Duzhnje, të cilin ndër të tjera e falenderuam për punën dhe angazhimin e tij dhe të familjes së tij ndër breza, për kontributin e dhënë dhe sakrificën e bërë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke…