Menaxheri i grupit “Babastars” rezulton pozitiv me Covid-19

17 qershor 2020 | 15:42

Dekorim Sahiti, menaxheri i Babastars ka njoftuar se është infektuar me Covid-19. Ai ka bërë një postim të gjatë në Facebook, ku tregon se më shumë sesa vetë fakti që ka dalë pozitiv me koronavirus, shqetësohet për disa informacione të pavërteta që po qarkullojnë për restorantin e tij.

Ai ka bërë të qartë se nuk ka pasur kontakt me asnjë nga stafi i restorantit, megjithatë të gjithë do të testohen dhe restoranti është dezinfektuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të dezinfektohet.

Sahiti ka shtuar se po qëndron i izoluar dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Statusi i Dekorim Sahitit:

Të nderuar miq,

Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes së masave restriktive, ndoshta ka qenë e pritshme për shkak të natyrës së punës sime që të vihem në kontakt me virusin. Menjëherë, unë jam vetizoluar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore.

Aq sa jam shqetësuar për këtë lajm aspak të mirë, më shumë më shqetësoi fakti se shumë shpejt janë përhapur dezinformata dhe të pavërteta në lidhje me restorantin Momo, pronar i të cilit jam unë.

Ju njoftoj se vetëm unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restorantit Momo. Çfarëdo informate tjetër është e pavërtetë dhe dashakeqe! Unë nuk kam pasur kontakt të afërt me stafin, por tashmë besoj se IKSHP do t’i testojë ata, njësoj si edhe kontaktet e mia të tjera.

Momo është dezinfektuar 2 herë gjatë ditëve të kaluara dhe do të dezinfektohet prapë sonte. Në çdo kohë, stafi është i pajisur me mjete mbrojtëse, maska, doreza dhe dezinfektues. Kështu do të vazhdojë edhe më tutje, gjithmonë sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe të IKSHP-së.

Shpresoj shumë se numri i të prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet në ditët në vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa më lehtë që është e mundur. Deri atëherë, ju uroj juve dhe të dashurve tuaj shëndet dhe siguri.

Kujdes po, panik jo!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Stadio Olimpico” të Romës, Napoli dhe Juventusi sonte (e…