Menaxherja kubaneze e mensës së shkollës “urdhërohet” të lajmërohet në zyrën e drejtorit, kjo është befasia që e priste

11 prill 00:19

Menaxherja e një mense në një shkollë në SHBA, filloi të frikësohet shumë dhe nuk e dinte se pse po ftohet në zyrën e drejtorit, kur në mikrofon dikush e thirri emrin e saj.

Por Yanet Lopez la në gjysmë përgatitjen e ushqimit në një shkollë publike në Oklahoma, për t’u lajmëruar në zyrën e drejtorit – ku atje nuk e dinte se e priste një befasi e këndshme, transmeton Telegrafi.

Aty menjëherë shpërtheu në lot, kur mësoi se nxënësit ishin rreshtuar në korridor dhe e duartrokisnin që ajo kishte fituar shtetësinë amerikane – kjo për faktin se ajo është nga Kuba dhe kishte pritur gjatë që ta fitojë shtetësinë amerikane.

Videoja e postuar nga nxënësit në Facebook, shfaq djemtë dhe vajzat duke brohoritur emrin e Lopez e cila mbante në duar një flamur të vogël të Shteteve të Bashkuara.

“Kur isha fëmijë, kam pasur një ëndërr siç ka thënë Martin Luther King, apo jo? Ëndrra ime të vija këtu në këtë shtet të madh”, ka thënë Lopez për ABC TV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enciklopedisti i folklorit tonë burimor, Shaqir Hoti ka ndërruar jetë.…