Menaxhimi i pandemisë, Zemaj kritikon Vitinë

26 prill 2021 | 17:59

Ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Zemaj në fjalimin e tij në Kuvend, ka thënë se pasardhësi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka vazhduar të punojë e të sigurojë vaksinat.

“Personalisht jam krenar për qytetarët që respektuan ligjin për Covid-19, gjithashtu jam krenar për mjekët. Të nderuar deputetë, ne kemi staf profesional por kanë nevojë për kushte dhe respekt. Më 23 mars kam dorëzuar detyrën, kam pritur se Vitia do të vazhdojë me punë. Personalisht jam i dëshpëruar me situatën e krijuar, jo që nuk e vijoj punën por e degradoi gjatë këtyre 30 ditëve. Këtë nuk e meritojnë qytetarët”, ka thënë Zemaj.

Ish-ministri Zemaj ka thënë se jeta nuk mund të ndalet me mbyllje, por me zbatimin rigoroz të masave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e pandemisë së…