Menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetarin e sindikatës Ibrahim Jonuzi dhe disa të tjerë

30 tetor 2023 | 15:00

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator. Vendimi u është komunikuar përmes telefonit.

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.

Sindikata ka bërë me dije për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova ishte protagonist për Lille, në ndeshje ndaj Monacos…