Mendësia e mbylljes dhe ndëshkimit në Komunën e Pejës

23 janar 2020 | 13:15

Shkruan: Astrit Ademaj

Në vendin tonë në përgjithësi e në Komunën e Pejës në veçanti organet përgjegjëse qeverisëse përkundër faktit qe nuk ofrojnë projekte konkrete për lehtësimin e jetës se qytetarit kohëve te fundit ka filluar një trend i ri ai i Ndëshkimit dhe Mbylljes, para disa ditëve Komuna e Pejës ka lidhur një kontratë kornize me një ofrues të shërbimeve për bllokimin dhe tërheqjen e automjeteve ne vendet e ndaluara për parkim me Nr. Identifikues 635/19/001/SHR. Zyrtaret Komunal paraprakisht do te ishte mire të konsultojnë bazën ligjore (përmes juristeve nëse kane të atille) dhe mandej në përputhje me Ligjin Për Vetëqeverisje Lokale të organizojnë inforimin publik dhe konsultimin si parim baze demokratik të pjesëmarrjes së qytetarit në projektet Komunale, sepse vete sigurimi i rendit dhe ligjit është ne interes të qytetarit.

Kontrata e tillë nuk përkon fare me parimin e ligjshmërisë ku askush nuk mund të dënohet për një vepër penale apo kundërvajtje, nëse vepra nuk ka qenë e paraparë si vepër penale apo kundërvajtje me ligj apo akte ligjore, dhe askush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër. Ky parim bazik i drejtësisë është paraparë në nenin 3, të Ligjit Nr. 05/L-087 Për Kundërvajtje dhe Kodin Penal të Kosovës.

Gjithashtu në nenin 29, të Ligjit Nr. 05/L-087 Për Kundërvajtje, parashihet se komuna me akt nënligjorë (rregullore) mund të parasheh një vepër si kundërvajtje, gjë që në rastin konkret nuk kemi fare Akt nënligjorë për vendosjen e bllokadave në automjete, por, edhe nëse do të kishte rregullore për vendosje të bllokadave, nuk mund të shqiptohen dy gjoba për të njëjtën vepër për arsye sepse në nenin 5, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, parashihen mjafte qarte zhvendosja e mjeteve në rastin kur automjetet janë parkuar në kundërshtim me ligjin, dhe zhvendosjen e kryen policia apo persona të autorizuar të komunës, me kërkesë dhe me pëlqim të policisë, me të vetmin qëllim që të largohet mjeti që e pengon qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve, e jo si është duke vepruar Komuna e Pejës duke i ndëshkuar nga dy herë qytetarët me bllokada të automjeteve, duke i ngarkuar qytetarët me gjoba kundërligjore dhe duke mos e liruar qarkullimin, sikurse edhe është qëllimi i ligjit në fuqi, por duke e bllokuar edhe më tepër qarkullimin e mjeteve, njerëzve dhe mallrave me bllokada që po i vendosin në vetura.

Komuna e Pejës në vend se të lehtësoj jetën e qytetarëve të saj me krijimin e parkingjeve të reja publike pa pagesë, (sikurse fjala bije në qytetin e Durrësit), Komuna përmes kompanive private të gjitha parkingjet publike i ka kthyer me pagesë, por edhe kjo nuk mjafton, tani për qytetaret fillon edhe një mase e ndëshkimi ajo e vendosjes së bllokadave në vetura para shtëpive të tyre, në lagje që botërisht dihet se nuk ka asnjë mundësi të sigurohet parking nga qytetarët.

Bazuar në nenin 84, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugore, në të cilin thuhet se lejohet parkimi i mjetit në trotuar me dy rrotat anësore apo me rrotat e një boshti të mjetit, me kusht që gjerësia e trotuarit që mbetet në dispozicion të këmbësorëve të jetë e mjaftueshme për lëvizjen e lirë të këmbësorëve, ajo nuk duhet të jetë më e vogël se 1,6 metra dhe nuk duhet të jetë pranë skajit të djathtë të rrugës qarkulluese, edhe pse ligji e ka japë këtë mundësi për parkim të automjeteve, kompania private e autorizuar nga Komuna, së bashku me Policinë e Kosovës, nuk po e marrin fare ne konsiderate këtë dispozitë ligjore, për më tepër, bllokadat po vendosen edhe në rrugët njekahorë, edhe pse sipas dispozitave në fuqi të ligjit të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, theksohet se në rrugë njëkahëshe shoferi mund t’a parkoi mjetin në dy anët e rrugës, nëse me këtë ligj ose me shenja të trafikut nuk përcaktohet ndryshe. – Për analogji këtë parkim e aplikon Komuna e Ulqinit.

Komuna e Pejës ka pasur mundësi dhe ende ka, që duke u bazuar në nenin 4, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, të lejoj parkimin e mjeteve në opsionet e cekura më lartë, posaçërisht për lagjet që kanë mungesë të parkingjeve si Kapeshnica, Karagaqi, Jarina, etj, por, fatkeqësisht ka zgjidhur që të vështirësoj jetën e qytetareve të saj duke i gjobitur, në vende ku ligji e lejon parkimin, duke krijuar konflikte në mes zyrtarëve policor dhe qytetarëve, ku kemi edhe një rast te evidentuar të rrahjes se një qytetari para anëtarëve të familjes për të vetmen arsye se e ka kundërshtuar vendosjen e bllokadës se veturës që ka qenë e parkuar para shtëpisë së tij.

Ju kujtojë zyrtarëve përgjegjës Komunal se, vendosja e bllokadave në botën e civilizuar nëse nuk kanë njohuri përdoret në parkingje me pagesë me qëllim që klientët të mos largohen papaguar, e jo si në rastin e Komunës së Pejës që është e vetmja Komunë në Republikën e Kosovës që vendosë bllokada në vend të zhvendosjes së mjeteve dhe lirimit të qarkullimit të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza…