Mendoj se do të fitojë sërish Vetëvendosja në këto zgjedhje

13 tetor 2021 | 12:05

Të dielën në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Akademiku Rexhep Qosja i ftuar në ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga në Dritare TV, u shpreh se pret që Vetëvendosja të fitojë sërish, ndërsa dha edhe një koment për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në shkurt.

“Vetëvendosja besoj që do të fitojë sërish këto zgjedhje. Nuk e di nëse do të ketë të njëjtin rezultat që kishte në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vend. Por di me siguri që Bashkimi Evropian tha se ato nuk ishin zgjedhje. Kjo ishte një lëkundje e madhe thanë ata, sociale dhe shoqërore. Një referendum në të cilin populli i Kosovës u deklarua për një parti duke i dhënë besimin për të ardhmen e vet, njëkohësisht duke ndëshkuar partitë që ishin në pushtet për shkak të gabimeve që bënë. Në mënyrë të veçantë për shkak të disa të metave përmes të cilave duke qenë në pushtet realizuan interesat e veta. Mendoj që do të fitojë sërish Vetëvendosja në këto zgjedhje”, u shpreh profesor Qosja në Dritare TV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylë Muriqi është kandidat nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë…