Merakliu i “Mercedes”-it vozit GT AMG në Kosovë

18 gusht 2020 | 18:11

Ka shumë njerëz, kudo në botë, që adhurojnë makinat e bukura dhe të shpejta.

Në disa prej platformave online janë hapur edhe disa llogari të meraklinjve të veturave të bukura dhe të shpejta, në të cilat ata diskutojnë për to dhe shprehin dëshira që ta kenë një prej tyre. Por, këtë virtualitet e shohim edhe në realitet, në rrugët e Kosovës.

Padyshim që veturat më të bukura në Kosovë i shohim gjatë verës, në muajin korrik dhe në gusht, kur diaspora shqiptare vjen për pushime në Kosovë. Dhe më të shpeshtat e më të bukurat vetura që shihen në Kosovë në këtë muaj janë modelet e “Mercedes”-it, të “McLaren”-it, të “Lamborghini”-t, të “Nissan GT-R-s”, të “Audi”-së, të “Porsche”-s dhe të “BMW”-së, me shumë kuaj fuqi. Por, pavarësisht prej këtyre modeleve të forta, të shtrenjta dhe të bukura, në stinën e verës këto vetura në Kosovë bëhen të zakonshme dhe me përplot konkurrencë.

Deri më tash në rrugët e Kosovës ka munguar vetura “Mercedes, GT AMG”. Tash e tutje rrugëve tona atë e vozitë afaristi i suksesshëm nga Kosova, Lut Gurra, i cili ka dyqane dhe restorante në Gjermani dhe në Kosovë. Ai e ka blerë këtë veturë, e cila, për shkak të çmimit të lartë dhe serisë së shkurtuar nga fabrika, s’është parë më parë në Kosovë.

Sipas hulumtimit që kemi bërë për posedimin e këtij modeli, kjo më së shpeshti është në pronësi të sportistëve të shumë paguar të Ligës Evropiane. Çmimi i kësaj veture kap vlerën 229.000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në Hendboll, Besa Famgas, është përforcuar me…