Besa transferon hendbollistin më të mirë grek

18 gusht 2020 | 18:00

Kampionia e Kosovës në Hendboll, Besa Famgas, është përforcuar me hendbollistin më të mirë të Greqisë, Charalampos Mallios.

“Hendbollisti më i mirë i Greqisë, Charalampos Mallios, është hendbollist i ri i klubit tonë. Mallios sjell në skuadër përvojën e gjatë dhe shumë të suksesshme. Prej tij presim kontribut të madh për të bërë hapa para në skenën evropiane. Natyrisht edhe për ta vazhduar dominimin në skenën vendore. Mallios ka bërë karrierë të suksesshme në Greqi, Gjermani e Turqi. Tani është pjesë e Besa Famgas”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane. “Mallios ka shumë paraqitje edhe për Greqinë. Ai është bartës i lojës së saj, kurse në njërën prej fitoreve më të mëdha të Greqisë, ndaj Maqedonisë dy vjet më parë, lojtari ynë i ri ishte i pandalshëm. Kishte shënuar plot nëntë gola, më shumë se legjenda Kiril Lazarov”, është bërë me dije në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 16 rasteve të reja pozitive me Covid-19, Komiteti për…