FIERI MIRËPRITI KUPËN E REPUBLIKËS NË GJIMNASTIKË ARTISTIKE!

08 nëntor 2026 | 10:46

Pas shumë vitesh ndërprerje, gjimnastika artistike rikthehet në qytetin e Fierit, i cili mirëpriti organizimin e Kupës së Republikës për femra dhe meshkuj, në të gjitha grupmoshat.

Në Pallatin e Sportit “Apolonia”, 94 gjimnastë nga 9 shoqata dhe klube sportive u bënë pjesë e një dite të veçantë sportive, të mbushur me emocione, përkushtim dhe konkurrencë.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, z. Leonard Lulaj I cili ndjek çdo aktivitet te federates, Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, anëtarët e Komitetit Drejtues të FSHGJ, z. Benjamin Naku dhe z. Edison Ikonomi, si dhe Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi dhe Shefi i Klubit Sportiv “Apolonia” z. Paljon Zarka.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Presidenti i FSHGJ, z. Leonard Lulaj, dhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, përshëndetën të pranishmit dhe ndanë disa fjalë mbi rëndësinë e këtij aktiviteti, zhvillimin e gjimnastikës në vend dhe punën që po bën Federata Shqiptare e Gjimnastikës për rritjen e cilësisë, zgjerimin e aktivitetit sportiv dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët e rinj. U vlerësua gjithashtu bashkëpunimi institucional dhe mbështetja për rikthimin e gjimnastikës në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Një vlerë e shtuar e këtij aktiviteti ishte prania e gjyqtarëve ndërkombëtarë nga Azerbajxhani. Për të tretin vit radhazi, Federata Shqiptare e Gjimnastikës sjell gjyqtarë ndërkombëtarë në garat e saj më të rëndësishme, duke synuar standarde më të larta dhe përputhje me kriteret ndërkombëtare të gjykimit.

Rikthimi i gjimnastikës në Fier është një hap i rëndësishëm për zgjerimin e hartës së këtij sporti në Shqipëri, promovimin e tij dhe krijimin e mundësive të reja për brezat e rinj.

Një falënderim për të gjithë sportistët, trajnerët, klubet/ shoqatat, gjyqtarët, Bashkinë Fier dhe Klubin Sportiv “Apolonia” për mbështetjen dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti.

Gjimnastika, më shumë se një sport!

#FSHGJ #KupaERepublikës #GjimnastikëArtistike

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur…