Harry Kane dëshiron që Topi i Artë të vendoset në muzeun e Bayern Munichut

08 nëntor 2026 | 10:04

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka shprehur dëshirën që çmimi prestigjioz i Topit të Artë të jetë pjesë e muzeut të Bayern Munichut, në mënyrë që të gjithë tifozët e klubit bavarez të kenë mundësi ta shohin nga afër.

Kane beson se muzeu i klubit është vendi i duhur për ta ekspozuar këtë trofe, duke e konsideruar atë një çmim që duhet të jetë i qasshëm edhe për përkrahësit e skuadrës, raporton Express.

“Besoj se aty është vendi ku i takon të jetë. Gjithashtu, në mënyrë që tifozët të mund ta shohin”, ka deklaruar sulmuesi anglez.

Me këtë dëshirë, Kane tregon se dëshiron që një çmim i tillë të mos mbetet vetëm në koleksionin e tij personal, por të jetë pjesë e historisë dhe krenarisë së klubit bavarez.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan…