Mercedes: Do të ishte më mirë për Formula 1 sikur Ferrari të udhëhiqte botërorin

30 qershor 2022 | 12:32

Gjashtë fitore në gjashtë garat e fundit, shtatë në nëntë garat e para sezonale, tregojnë se ky sezon po dominohet nga Red Bull. Ferrari e nisi më mirë sezonin, duke fituar dy nga tri garat e para, por më tej erdhi përmbysja e madhe e makinës austriake.

Toto Wolff, shefi i Mercedes, shprehet se është në të mirë të këtij sporti që Ferrari të përmbysë situatën, për ta rihapur garën.

“Do të ishte bukur sikur Leclerc të udhëhiqte botërorin. Do të ishte mirë për Formula 1”, ka thënë Wolff. “Ferrari nuk i shfrytëzoi mundësitë që pati dhe humbi disi shkëlqimin që kishte në garat e para. Do të ishte më bukur sikur kampionati të ishte i ekuilibruar deri në garën e fundit. Nëse do të mbyllej çdo gjë që në shtator, do të ishte një gabim për sportin tonë”, ka shtuar Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në…