Mercedesi dominon provat, Ferrari shumë larg rivalëve

03 korrik 2020 | 14:38

Në pistën e Zeltweg është zhvilluar të premten sesioni i parë i provave të lira të garës së Çmimit të Madh të Austrisë, aty ku ditën e diele do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2020 të Formula 1. Ashtu sikurse edhe pritej, makina Mercedesit ishte më e shpejta në pistë. Lewis Hamilton ishte më i shpejti në

pistë. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas. Në vendin e tretë u klasifikua piloti holandez Max Verstappen me Red Bull, fitues vjet në këtë pistë. Pas tij u rendit McLaren i Carlos Sainz dhe Racing Point e Sergio Perez.

Vetëm i dhjeti Charles Leclerc me Ferrari, që ishte 1 sekondë më i avashtë se Hamilton. Ndërsa Sebastian Vettel u klasifikua në këtë sesion të parë në vendin e 12-të. Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën (ora 15:00) dhe gara të dielën, me start ora 15:10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vazhdën e takimeve të…