Hoti në Kuvendin e Shqipërisë, pritet nga Ruçi

03 korrik 2020 | 14:32

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vazhdën e takimeve të tij në Tiranë është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Shefi i ekzekutivit po vazhdon aktivitetet e tij të punës me krerët institucionalë të Shqipërisë. Pas këtij takimi të dy udhëheqësit nuk do të prononcohen për medie.

Me tej, kryeministri Hoti do të takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës së par zyrtare në Shqipëri, kryeministri…