Mercedesi, Hamiltonit: Nëse gjen një makinë që i ofron titullin mund të largohet

27 mars 2023 | 12:46

Kohët e fundit po qarkullojnë zërat për një shkëmbim pilotësh në Formula 1, mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. I pari deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga Ferrari, ndërsa i dyti për momentin ka heshtur.

Ai që ka folur është shefi i Mercedesit, Toto Wolff, që ka befasuar me deklaratën e tij, duke lënë të kuptosh se piloti britanik mund të largohet në fund të sezonit, kur skadon kontrata.

“Unë nuk e di se çfarë bëhet me të ardhmen e të tjerëve, unë di vetëm se ku jemi me Lewis dhe George dhe ku është Mercedes këtë sezon. Ne jemi ende duke analizuar situatën dhe duke parë se si mund të jetë e ardhmja, të bindur se Lewis mund të firmosë sërish rinovimin me Mercedes”, ka thënë Wolff.

“Nuk mendoj se Hamilton do të largohet nga Mercedes në këtë moment të karrierës së tij, por nëse ne nuk i ofrojmë dot një makinë të shpejtë dhe fituese është e drejta e tij që të shohë për një alternativë më të mirë. Është një pilot që dëshiron të fitojë sërish titullin dhe nëse arrin të gjejë një makinë që ia ofron këtë gjë mund të largohet”, u shpreh Toto Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni fitoi me lehtësi 137-93 ndaj San Antonio, duke vijuar…