Mercenari sirian që lufton përkrah rusëve: Po luftoj për ta siguruar bukën për familjen

30 mars 2022 | 10:46

Se Rusia në krye me Vladimir Putinin po humb në Ukrainë, e dëshmon më së miri fakti se ka filluar të rekrutojë mercenarë nga vende të ndryshme të botës – duke filluar nga njësia çeçene e Kadirovit e deri te sirianët që mbrojtën Asadin që kryente masakra mbi civilët.

E një rast i tillë është dokumentuar nga BBC gjatë një hulumtimi të bërë së fundmi. Një luftëtari sirian, rusët i kanë ofruar 6 mijë euro për të luftuar në vijën e parë të frontit për Rusinë kundër ukrainasve.

Bëhet fjalë për ushtarin sirian i cili është i vetëdijshëm që Rusia po kryen masakër në Ukrainë, por se sipas tij kjo po e ndihmon t’i sigurojë kafshatën e gojës familjes së tij.

Mercenari sirian nuk hezitoi të tregojë se këtë po e bën për para. Madje familjes së tij i është premtuar nga Kremlini, se do t’ju jepen 40 mijë euro në rast se ai vritet gjatë luftimeve.

Siriani tha se të paktën 200 mercenarë nga vendlindja e tij, janë paraqitur për të luftuar krah rusëve në Ukrainë.

Sipas qeverisë dhe inteligjencës ukrainase, ekzistojnë 14 qendra rekrutimi të mercenarëve në Siri nga ku nisen drejt Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…