Mërgatës do t’i dërgohen fletëvotimet fizikisht, Gjoshi: Lajm i mirë, VV’ja deshi që procesi të manipulohet lehtë përmes e-mailave
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur që diasporës që regjistrohet për të votuar përmes postës, t’iu dërgohen fletëvotimet në adresë të vendbanimit të tyre, të cilin e deklarojnë gjatë regjistrimit. Për këtë ka reaguar Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, duke e cilësuar si ‘’lajm të mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës’’.
Postimi:
Lajm i mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës. Bashkëatdhetarëve që do të regjistrohen për votim përmes postës do t’iu dërgohen fletëvotimet origjinale në shtëpitë dhe banesat e tyre. Mjeshtrit e manipulimeve nga Vetëvendosje deshtën që ky proces të mos ketë integritet, por të manipulohet lehtësisht duke dërguar fletëvotime me e-maila që nuk dihet në adresë të kujt do të shkojnë.



