Merita Makolli fton banorët e Hajvalisë ta mbështesin PDK-në

02 tetor 2019 | 18:05

Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli është takuar me banorët e Hajvalisë me të cilët ka biseduar për ofertën e kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit.

Makolli ka bërë me dije që i ka ftuar banorët e Hajvalisë që ta mbështetin PDK-në

“Hajvali, fshati më i banuar në komunën e Prishtinës. I njohur për familje të mëdha shqiptare që prej shumë dekadash, jetojnë këtu. Folëm nga afër se çfarë duam dhe ofrojmë ne për t’i sjellë si këtyre banorëve ashtu edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës në Dekadën e Re. Ftoj banorët e Hajvalisë të jemi bashkë për hir të së ardhmes të vendit tonë”, ka shkruar Makolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gjatë këtij takimi, ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga disa kandidatë për deputetë nga PDK-ja.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, smilingImage may contain: 3 people, people smiling, indoorImage may contain: 3 people, people standing and outdoorImage may contain: 6 people, people smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës e ka fituar derbin e ligës së…