Merkel: Situata është shumë serioze me Covid-19

17 prill 2021 | 22:23

Situata Covid-19 në Gjermani është sërish shumë serioze, deklaroi sot në parlament kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërsa paraqiti modifikimin e ligjit për pandeminë që parashikon futjen në nivelin federal të “frenimit të urgjencës”.

“Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, ka thënë Merkel.

“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne”, theksoi ajo.

“Virusi nuk fal asnjë hezitim. Virusi kupton vetëm një gjë: vendosmërinë dhe çdo ditë ka rëndësi”, shtoi kreu i qeverisë federale.

Kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën e rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.

Ajo mbrojti ndalimin e daljes si një nga masat për të përmbajtur valën e tretë të pandemisë në Gjermani, duke thënë se “nuk është një shpikje e re dhe një ilaç, por një mjet që mund të jetë i dobishëm në kombinim me të tjerët”. /ATSH-ANSA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24…