Merkeli: Aleanca transatlantike është një thesar i madh

19 prill 2018 | 16:53

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se planifikon të adresojë edhe tema të vështira me presidentin amerikan, Donald Trump, kur të takohen javën e ardhshme në Uashington.

“Jemi në një kohë kur kemi edhe dallime”, ka thënë Merkeli, duke shtuar se, pavarësisht dallimeve, e mbështet aleancën transatlantike.

“Aleanca është një thesar i madh që dua ta mbaj gjallë dhe ta kultivoj”, ka thënë Merkeli.

Ajo do të vizitojë Uashingtonin më 27 prill, për të dytën herë me radhë prejse Trump ka marrë detyrën në janar të vitit të kaluar.

Dy liderët është thënë se kanë dallime mbi tregtinë e lirë, ndryshimet klimatike dhe trajtimin e disa marrëveshjeve dhe organizatave globale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transparenca rreth burimeve dhe shpenzimeve financiare të partive politike në…