Merkeli dhe Putini takohen të shtunën

13 gusht 2018 | 14:37

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin të shtunën, për të biseduar për luftën në Siri, dhunën në Ukrainën Lindore dhe për temat e energjisë.

“Takimi do të ndodhë në Pallatin Mezeberg, 65 kilometra në veri të Berlinit”, ka thënë zëdhënësi I Qeverisë gjermane, raporton “Reuters”.

Të dy liderët herën e fundit janë takuar në pushimoren në Detin e Zi, Soçi në Rusi.

Merkeli dhe ministri i Jashtëm gjerman janë takuar muajin e kaluar në Berlin me shefin e diplomacisë ruse dhe shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi për…