Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugët ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’

13 gusht 2018 | 14:36

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se sot nga ora 16:30 do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

Ky operacion do të organizohet për shkak të ndeshjes së futbollit “Prishtina”- “Drita” në ora 20:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve. Në këtë kontekst policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’. Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (13.08.2018) që nga ora 16:30 andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, është thënë në njoftimin e policisë.

Me këtë rast policia ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës  për  ndeshjen e  futbollit e cila do të zhvillohet sonte në ora 20:00  në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë-Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt”, është theksuar më tutje në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…