Merkeli e gatshme për “kompromise të dhimbshme”

06 shkurt 2018 | 17:14

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është e gatshme për të bërë “kompromise të dhimbshme”, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me Social Demokratët, lideri i të cilëve ka thënë se sot ka qenë “dita e vendimit” për negociatat, pas disa muajve të paqartësisë politike, transmeton “Reuters”.

Të dyja blloqet janë pajtuar të hënën se u duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshje në krijimin e “koalicionit të madh” dhe vendosën të vazhdonin bisedimet në selinë e kancelares Merkel të martën.

“Secili nga ne duhet të bëjë kompromise të dhimbshme dhe unë jam e gatshme”, u ka thënë Merkel gazetarëve.

“Kur shohim lëvizjet në tregjet botërore në orët e fundit, ne jetojmë në kohëra turbulente dhe ajo çka pritet nga ne si parti popullore është që të formojmë qeverinë që është e mirë për njerëzit dhe që sjell stabilitet”, ka thënë ajo, raporton “Rel”.

Dështimi i kancelares Merkel për ta krijuar qeverinë pas më shumë se katër muajsh pas mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare, ka rritur shqetësimet në mesin e investitorëve dhe shteteve partnere, në kohën kur Evropa është duke u përballur me një mori sfidash, duke përfshirë largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim një…