Merkeli kritikon Turqinë për ofensivën në Afrin

21 mars 2018 | 15:39

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kritikuar ofensivën e ushtrisë turke ndaj militantëve kurdë, në qytetin sirian, Afrin.

“Pavarësisht, interesave legjitime që ka Turqia mbi sigurinë, është e papranueshme ajo çfarë po ndodh në Afrin, ku mijëra civilë po përndiqen, po vdesin ose po detyrohen të largohen. Ne dënojmë fuqishëm këto veprime”, ka thënë Merkel gjatë fjalimit në Parlament.

Turqia ka nisur ofensivë ushtarake në Afrin, kundër militantëve kurdë të Sirisë, të cilët i konsiderohen terroristë. Ankaraja ka thënë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Po ashtu Ankaraja ka deklaruar se ka marrë nën kontroll qytetin Afrin të Sirisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pret nga…