Merkeli kundër shfuqizimit të sanksioneve ndaj Rusisë

18 qershor 2019 | 15:51

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sanksionet e perëndimit kundër Rusisë nuk do të shfuqizohen, derisa sovraniteti i Ukrainës të respektohet plotësisht.

“Derisa të bëhet përparim në këtë drejtim, sanksionet nuk mund të shfuqizohen. Ato mund të hiqen vetëm nëse Krimeja i kthehet Ukrainës”, ka thënë Merkeli.

Pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Merkeli ka thënë se kanë diskutua për marrëveshjen e paqes të arritur në Minsk.

Presidenti i Ukrainës, një ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian (BE) të mos lehtësojnë presionin ndaj Moskës.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirje të aseteve dhe bllokim të marrjes së vizave për individë dhe entitete ruse, pasi Moska ka pushtuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014, dhe ka mbështetur nga ajo kohë, separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë rreth 13 000 persona të vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Presidencës së Shqipërisë, Tedi Blushi, ka reaguar për…