Merkeli, liderja më e besuar në Evropë

14 shkurt 2019 | 15:13

“Liderja e Evropës” Angela Merkel është një prej udhëheqëseve më të besueshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është detyruar nga forcat e brendshme politike të largohet nga lidershipi i partisë së saj në fund të vitit të kaluar është liderja më e besuar mes 7 udhëheqësve botërorë.

Ajo ndiqet nga presidenti francez Emmanuel Macron, popullariteti i brendshëm i të cilit gjithashtu ka shënuar një rënie kohët e fundit, ndërsa ai përpiqet të mbajë nën kontroll lëvizjet e “jelekverdhëve”.

Të dy janë vlerësuar si personat e duhur për drejtimin e vendit nga shumica e të anketuarve . Anketat janë zhvilluar në Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, ShBA dhe Rusi.

Sipas “Euronews” është interesant fakti se të anketuarit në Francë dhe Gjermani preferuan të vendosnin besimin e tyre në udhëheqësin e vendit tjetër.

Megjithatë, ndërsa shumica e amerikanëve u besojnë dy udhëheqësve evropianë, të anketuarit francezë dhe gjermanë nuk bënë një gjë të tillë për udhëheqësin amerikan.

Në të vërtetë, ata kishin më pak gjasa të besonin se presidenti i ShBA-së, Donald Trump do të bënte gjënë e duhur. Vetëm 10 për qind e gjermanëve dhe 9 për qind e popullsisë franceze beson tek ai.

Trumpi ishte lideri i vetëm që nuk e kishte shumicën e qytetarëve të vendit të tij që t’i besonin, pra me rreth 48 për qind.

Në anën tjetër të botës, 81 për qind e rusëve i besojnë udhëheqësit të tyre, niveli më i lartë i regjistruar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Agjencia e…