Merkeli nga Davosi: Vendet e industrializuara, përgjegjëse për klimën

24 janar 2019 | 18:28

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u ka bërë thirrje vendeve të industrializuara që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për ngrohjen globale në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Jam thellësisht e bindur se ndryshimi i klimës ka rëndësi të madhe jo vetëm për ne, por për të gjithë botën. Vendet e industrializuara kanë kapacitetin dhe përgjegjësinë për të zhvilluar teknologji që të tjerët mund të përfitojnë’’, ka thënë Merkeli.

Ajo ka thënë se në agjendën e planeve të Gjermanisë për të ndaluar përdorimin e qymyrit në prodhimin e energjisë elektrike, gazi natyror do të luajë një rol më të rëndësishëm.

“Gazi do të vazhdojë të rrjedhë nga Rusia, por me shumë mundë do të hyjë edhe gaz natyror i lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, si dhe infrastruktura do të zgjerohet për të përmbushur këtë objektiv”.

“Nëse ne e braktisim qymyrin dhe e braktisim fuqinë bërthamore, duhet t’i themi sinqerisht njerëzve se do të na nevojitet më shumë gaz natyror”, ka thënë Merkeli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Greqisë e ka shtyrë për të premten votimin…