Merkeli u premton kompanive 75 % kompensim

30 tetor 2020 | 08:38

Kancelarja Angela Merkel premtoi se bizneset e goditura nga masat e reja anti-Covid të vendosura në Gjermani do të përfitojnë mbështetje ekonomike. Jo vetëm bizneset, por edhe të vetëpunësuarit janë pjesë e kësaj skeme. “Do t’i kompensojmë kompanitë, institucionet dhe klubet e prekura. Kompensimi do të shkojë deri në 75 % për kompani me një numër maksimal prej 50 punonjësish. Kompanitë më të mëdha do të kompensohen në bazë të rregullave të Bashkimit Evropian për ndihmën ekonomike”, tha kancelarja gjermane.

Mediat gjermane raportojnë se për këtë paketë asistence është përcaktuar një fond prej 10-miliardë eurosh. Plani parashikon lehtësimin e kredive urgjente për të vetëpunësuarit si artistë apo punëtorë skenash, ndërsa bizneset e vogla me më pak se 10 punonjës do të mund të përfitojnë kredi shumë të lira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Sulmi me armë pranë kishës së Notre-Dame, në Nisë,…