Merr flakë shkolla, humbin jetën 20 nxënës

14 prill 2021 | 12:53

Të paktën 20 fëmijë kanë vdekur, pasi mbeten të  bllokuar në një shkollë në kryeqytetin e Nigerisë, Niamey e cila u përfshi nga flakët.

Zjarri filloi të hënën pasdite, më 12 prill kur fëmijët po ndiqnin mësime në klasat e krijuara me kashtë.

Flakët bllokuan portën e shkollës, kështu që shumica e nxënësve u desh të shpëtonin duke kaluar mbi një mur, tha një zyrtar i sindikatës së mësuesve i cituar nga Reuters.

Shumica e atyre që nuk arritën të shpëtonin ndodheshin në çerdhen e shkollës, thonë zyrtarët.

“Njëzet e një klasa në kasolle kashte morën flakë. Rreth 20 fëmijë ishin bllokuar në flakë,” i tha komandanti i shërbimit të zjarrit Sidi Mohamed televizionit publik, raporton AFP. Ai tha se zjarrfikësit morën pjesë në skenë shumë shpejt, por fuqia e zjarrit ishte e madhe.

Kryeministri Ouhoumoudou Mahamadou shkoi në shkollë për të shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të fëmijëve që humbën jetën.

Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë turmat e mbledhura afër shkollës duke parë rrënojat e djegura.

Zyrtari i sindikatës së mësuesve, Mounkaila Halidou, tha se ishin rreth 800 studentë që vijonin shkollën.

“Ata që vdiqën ishin kryesisht në parashkollor,” tha ai.

Nigera është kombi më i varfër në botë, sipas renditjes së zhvillimit të KB për 189 vende, raporton BBC.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…