
Merrte ryshfet për regjistrim të veturave, arrestohet
18 gusht 2020
| 12:25
Një burrë në Prishtinë është arrestuar dje me dyshimin se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 11:20.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
(A.M /Epoka e re)