
Merzi pas telefonatës me Trumpin: Ka shpresë se diçka po lëviz
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se armëpushimi në Ukrainë duhet të jetë hapi i parë drejt një marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme.
Ai ka këmbëngulur në parimin evropian se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes dhunës”, ndërsa thotë se çdo diskutim territorial duhet të lidhet me vijën e kontaktit.
Ai gjithashtu ka thënë ë se partnerët europianë duan të shtyjnë për “garanci të forta sigurie për Ukrainën”.
“Strategjia bazohet në mbështetjen e Ukrainës dhe në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë. Pra, nëse në Alaskë nuk ka lëvizje nga ana ruse, atëherë ShBA-ja dhe evropianët duhet të rrisin presionin”, ka thënë Merzi.
Merzi ka deklaruar se Trump “ndjek kryesisht” qëndrimin evropian dhe thotë se ishte një “bisedë shumë e mirë dhe konstruktive”.
Ai ka përfunduar me një notë optimiste: ”Ka shpresë se diçka po lëviz. Ka shpresë se mund të ketë paqe në Ukrainë”.