Mesazhi i Skënder Hitës në marrjen e detyrës si kryepolic: Do të pastrojmë radhët tona

31 mars 2026 | 12:28

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fjalën e tij pas betimit, ka treguar prioritetet në detyrën e tij të re.

Gjatë komunikimit të tij të parë publik si kryepolic i vendit, Hita tha se një sfidë në detyrën e tij të re mbetet edhe pastrimi i radhëve të policisë nga ata që, sipas tij, shkelin ligjin.

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Betohem!… Sot është një ditë e rëndësishme në karrierën time në Policinë e Shtetit. Kam nderin të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë. Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë që shërben në krye të detyrës. Mbetet sfidë, thellimi i rezultateve dhe forcimi i besimit nga qytetarët mbi policinë. Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, duke nisur nga radhët tona, forcimi i rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin, janë misioni im”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Hafizallari shpall te pavlefshme diplomën Q K "11 Marsi"…