
Mesfushori i Atalantës infektohet me Covid
Mesfushori i Atalantës, Mateo Pesina, paraditen e sotme ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është izoluar veçmas nga ekipi.
Lajmin e ka bërë vet të ditur faqja zyrtare e Atalantës, e cila shkruan se Pesina pasi ishte izoluar nga kthimi me kombëtaren, ne testin e zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar pozitiv me virus dhe pritet ti mungojë ekipit në dy ndeshjet e ardhshme.
“Atalanta BC njofton se, pas provave molekulare të kryera dje, e martë 6 Prill, futbollisti Mateo Pesina rezultoi pozitiv me Covid-19. Lojtari është asimptomatik dhe është në izolim të plotë nga pjesa tjetër e skuadrës. Klubi ka marrë të gjitha masat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka informuar autoritetet italiane për procedurat në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit bergamask.
Kombëtarja e Italisë, u bë një vatër e virusit, ku u infektuan plotë 7 lojtarë, Bonuçi, Sirigu, Florenci, Verrati, Grifo, Kranjo dhe së fundmi Mateo Pesina.