Në Prizren nis vaksinimi për personat mbi moshën 85 vjeç

07 prill 15:13

Pas furnizimit me 1270 doza të vaksinës “AstraZeneca” kundër Covid-19, gjatë javës së kaluar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, përkatësisht Njësia e Imunizimit dhe Vaksinimit, sipas kërkesës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar vaksinimin e stafit shëndetësor në komunën e Prizrenit.

Sipas urdhëresës së IKShP-së, nga data 8 prill do të fillojë vaksinimi edhe i personave mbi 85 vjeç.

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka mbledhur të dhënat për një numër të caktuar të personave të kësaj grupmoshe, të cilët do t’i kontaktojë Njësia e Vaksinimit, ndërkaq realizimi i vaksinimit do të bëhet me termine.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët kanë familjarë të kësaj grupmoshe, të lajmërohen në QKMF, njësinë e Imunizimit dhe Vaksinimit, ku më pas do t’ju caktohet termini për vaksinim”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…