Mesfushori i Turqisë: Nuk është befasi që Evropa po e kërkon Muriqin

22 tetor 2019 | 12:06

Ish-mesfushori i Interit dhe Atletico Madridit, Emre Belozoglu e ka lavdëruar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Mesfushori turk, ka thënë se nuk është befasi që skuadrat e mëdha evropiane interesohen për Muriqin.

“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses”, ka thënë Emre.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a. (KRUP)  njofton  të gjithë…