Mësimdhënësi, sfidat dhe paragjykimet!

10 prill 2022 | 22:18

Armend Demaku

Të qënurit mësimdhënës në vendin tonë nuk është aspak e lehtë. Ndoshta, shpeshherë është e thjeshtë t’a gjesh veten duke ushtruar këtë profesion, por është vështirë të arsyetosh epitetin e detyrës që bëni. Mjerisht, nga vet insitucionet përgjegjëse, mësmdhënësi shihet si dekor dhe jo si përmbajtje. Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj qasje, gjithmonë vlerësohet ana siperfaqësore dhe asnjëherë ajo thelbësore.

Sipas përecipcionit tonë shoqëror, i cili akoma nuk është çliruar nga mëndësia e stilit komunist, mësimdhënësi duhet të jetojë për titullin dhe jo për qënjen e tij. Në start, vendosen kornizat, të cilat në vete bartin të ndaluarat dhe të lejuarat. Mos e bë këtë! Mos e bë atë! Nuk te ka hije të vishesh kështu! Duhet të vishesh ashtu! Nuk bën t’a vozitësh atë tip makine, sepse je profesor! Etj. Pra, nëse ju jeni njëri, kjo nuk ka rëndësi fare. Kështu harrohet gjëja bazë, shakthtësia për të demonstruar efikasitet në punë, e cila nuk është e lidhur detyrimisht me stilin e veshjes, me ngjyrën e makinës që vozisni apo me llojin e parfumit që preferoni.

Kjo mendësi prodhon personalitete false, të cilat dështojnë të jenë vetëvetja. Ato përpiqen të kornizohen brenda një titulli apo një stili të vetëm, që në thelb është jetë imagjinare, duke ia ndaluar vetës qëllimin ekzistencial, të qënurit njeri. Fatkeqësisht, ky tip mësimdhënësi është “izolator” i shpirtit, përplot komplekse dhe mjaft mediokër. Ai më shumë e ka hallin sesi u duket të tjerëve, sesa që preokupohet për të kontribouar në të mirën e shoqerisë. Mungesa serioze e investimit në përsonalitet në kohën e duhur, prodhon figura të tilla, të cilat kur vihen para aktit të kryer u impnohen të shfaqën ata që nuk janë, duke e huqur totalisht trasmetimin e saktë të personalitetit të tyre.

A e keni pyetur ndonjëherë vetën, pse nxënësit tanë kanë frikë nga shkencat ekzakte?!

Përgjigjia është shumë e thjeshtë, qasja imponuese e të mësuarit përmendësh, sa për të arritur një numër dhe jo diturinë. Të mësohet tabela e shumëzimit, parim i Paulit apo ligjet e Faradejit pa ditur së çfarë po thua. Memorizim dhe vetëm memorizim. Kjo është mbyetja e intelegjencës. Kush është përgjegjës këtu?! Natyrisht, mësimdhënësi, sepse ai është timonieri. Ky është shëmbulli i një investim në dukje dhe jo në përmbajtje.

Kohërat e “arta” të komunizmit lolëzonin nga suksese në numra, imponime në dituri dhe veshje, ndërsa brendia ishte e thatë, ngjashëm sikur ato raketat gjigante që propagandonin forcën ushtarake, por ishin bosh.

Për të arritur suksese në jetë, së pari duhet që njeriu t’i largojë kornizat nga vetja dhe të gjallërojë i lirë. Pra, duhet të shërohet nga komplekset. Kjo është mënyra e vetme për të zbuluar se kush jeni në të vërtetë. Liria është mjeti determinues investiv në ndërtim të personalitetit. Kështu, do të avancosh intelektualisht, duke u çliruar nga kornizat dhe duke iu qasur seriozisht punës.

Fatkeqësisht, shumë mësidhënës ligjerojnë lëndët, për të cilat nuk kanë pasur talent asnjëherë. Ata kanë përfunduar aty, sepse u ishin vënë korniza dhe diktate në të kaluarën. Çfarë rezultatesh dobiprurëse mund të arrijë mësimdhënësi, nëse atij i mungon talenti i spikatur për profesionin dhe nuhtja për fenomentet të caktuara shqërore, natyrore, etj.

Të qënurit mësimdhënës nënkupton zotësi dhe përditësim i vazhdueshëm. Nuk mjafton të jesh i mirë vetëm në lëndën që ligjeron, por duhet të kesh njohuri të përgjithshme. Në fakt, kur nuk shfaqëni kërshëri për gjërat vërdallë jush, detyrimisht jeni i mangët në profesionin tuaj. Pra, as atë nuk e njiheni, sepse jeni ‘’mesuesi përmendësh’’.

Duhet të jesh trendi i kohës ku jeton, në mënyrë që të kuptosh psikoligjinë e audiencës nxënës, e cila në këtë kohë dinamike ndryshon me vrap. Më një fjalë, po nuk e kuptuat qasjen psikologjike të TikTok’ut apo Snapchat’it, ju do të dështoni seriozisht t’i transmentoni para nxënësve njohuritë tuaja, fjala vjen, në kimi, fizkë, matematikë apo gjuhë.

Mësmidhënësi është përditësuesi i nxënësit, në radhë të parë në stilin e jetës pastaj në lëminë specifike që ligjeron. Ai duhet të luftojë të jetë simpatiku i nxënësve të tij, pastaj gjërat tjera arrihen rrjedhshëm. Por, mjerisht kjo nuk është tema e ditës tek ne. Tema është veshja uniformes, plani ditor, plani mujor, kujdestaria e ditës, ku mësimdhënësi sillet si bodyguard, etj. Këto shfaqin vetëm dekorin dhe deshtojnë të sjellin rezultate konkrete. Ky është definicioni i të “jetuarit për drejtorin”. Nëse, ju posedoni këto sjellje jeni shëmbullor. S’ka rëndësi aftësia juaj komunikative, gjithanshmëria apo sensi juaj humoristik. Në fakt, nëse ju posedoni këto vlera, do të konsideroheni i mangët dhe joserioz në profesion. I tillë trajtoheni nga ‘’superioret’’, të cilët mendojnë se të qënurit serioz në punë detyrimisht duher të shoqërohet me mrrola në mimikat e fytyrës dhe me veshje kornizë. Çdo shkëndi buzëqëshje sipas tyre paraqet ‘’vepër penale”.

Shtrohet pyetja, pse jemi duke dështuar në sistemin arsimor?! Sepse, me stilin e viteve 70’të përpiqemi t’a bindim nxënësin të mësojë, gjërsa jeta jashtë shkollës vazhdon të zhvillohet me një dinamizëm ekstrem. Kështu, mësimimdhënësi vazhdon të shkelet pamëshirshëm nga “rrota e historisë”, pa e kuptuar fare sasa demode duket.

Mësimdhnësi gjithmonë është në konkurencë me dukritë negative në shoqëri. Si mund t’i luftojë ato dukuri, kur ai ndodhet prapa trendeve globale? Ai, shpesh dështon t’a përceptojë zhvillimin e fenomeneve negative, sepse jeton në një botë tjetër me distancë të thellë kohore nga dinamika e jetës. Ai nuk din sesi duhet shtruar problemin, në mënyrë që nxënësi i vitit 2022 t’a kuptojë atë. Ai është mjaft arbitrar në parashtrimin e problemeve. Ai shpjegon me lecka letre, kurse nxënsit të tij i ligjeron, instagrami, TikToku dhe Snapchati.

Gjatë rrugëtimit në rrjete sociale, nxënësi asgjëkundi nuk e sheh mësuesin apo profesorin e tij. Gjatë klikimeve të përditëshme, gjasat më të mëdha janë që ta shoh ndonjë jashtëtokësor sesa  kreativitetetin e punës së mësimdhënësit të tij. Eh po, institucioni arsimor vazhadon t’a shoh jetike dorëzimin e një plani ditor, veshjen e një uniforme, kujdestarinë e ditës, etj. Gjëra këto, që marrin energji koti, krijojnë negativitet dhe mbysin përfundimisht avancimin bashkëkohorë. Nuk jam kundër planeve ditore dhe as kundër disiplinës, por ato nuk dua t’i shoh me syrin e stilit diktatorial e sipërfaqësor. Kjo qasje është duke e shkatërruar tmerrësisht sistemin edukativo – arsimor dhe po e mbytë përfunimisht dëshirën e nxënësve për shkollim.

Akoma nuk ka përditësim në arsim. Është një “reformim” në letër dhe jo në praktikë. Fatkeqësisht, një pjesë e mësimdhënësve nuk po arrijnë të mbijetojnë në kohën dinamike të zhvillimeve globale, sepse një gjë e tillë nuk është shtruar si problem nga institucionet përgjegjëse. E si të shtrohet ky problem, kur këto institucione vuajnë nga primitiviteti dhe mungesa e aftësisë për të kuptuar drejtë qasjen në shkolla, të cilat shpesh duken si “burgje”. Inspektorët demode verifikojnë punën në arsim me teknika të kohës jugosllave.

Sa lehtë një nxënës në shkollë të mesme e “manipulon” profesorin dhe ai nuk arrinë t’a shfrytëzojë intelegjencën e tij për lëndën që ligjeron. Të jesh kreativ, nënkupton t’a shfryrëzos intelegjencën e nxënësit për t’a avancuar atë në leminën tënde. Por, kjo gjë arrihet duke e ngacmuar vëmendjen e tij. Ndërsa, vëmendja ngacmohet me kreativitet. Kreativiteti në kohën moderne nënkupton shërimin nga komplekset, që të mbajnë mbyllur në kafaz.

Probleme dhe vetëm probleme, pa zgjidhje konkrete dhe agoni përballë situates së tillë. Shpresoj se një ditë do të shërohemi nga komplekset dhe të punojmë të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin u pa të merrte pjesë në një ceremoni…