Mësimi në UP nis më 15 tetor

30 shtator 2021 | 16:54

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen të enjten, me rekomandim të konferencës së rektorëve të universiteteve publike, ka marrë vendim që si pasojë e pezullimit dyjavor të aktiviteteve mësimore, procesi mësimor – ligjëratat të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike.

Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.

Në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve.

Orët e mësimit në dy grupe:  ora e parë 40 minuta – grupi i parë i studentëve, ora e dytë 40 minuta – grupi i dytë i studentëve. Në mes të dy orëve do të mundësohen 10 minuta për ndërrimin e studentëve. Në raste tjera dhe varësisht edhe vendimeve të qeverisë, do të mundësohen edhe orët hibride dhe online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…