Mësohen çerekfinalistët e parë të Champions League
17 mars 2026
| 23:40
Pas ndeshjeve të sotme të 1/8 së finale, është mësuar edhe ndeshja e parë çerekfinale e Champions League. Real Madrid, Arsenal, PSG dhe Sporting Lisbona, janë katër skuadrat e para çerekfinaliste. Ndeshja e parë çerekfinale e cila tashmë veçse dihet është ajo mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës.
Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 7 prill në Portugali, derisa ajo e kthimit më 14 prill në Londër. PSG e cila u kualifikua në çerekfinale, nesër mëson kundërshtarin, mes Liverpulit dhe Galatasarayt.
Ndërsa Real Madridi në çerekfinale përballet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Bayern Munich, me skuadrën gjermane që ka përparësi, pasi që fitoi ndeshjen e parë me rezultat 6-1



