Mësohet oferta e Milanit për Higuain

23 korrik 2018 | 22:51

Vazhdojnë të rriten zërat për transferimin e Gonzalo Higuan te Milan.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventus, e ardhmja e sulmuesit argjentinas është bërë e paqartë.

Në Itali raportohet se Milan e ka rritur interesimin për ish anëtarin e Napolit.

‘Rossonerët’ i kanë ofruar Higuainit kontratë katër vjeçare me pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Tashmë atyre u mbetet të negociojnë edhe me skuadrën e Juventusit.

Për Higuain ka interesim edhe nga Premierliga, ku po kërkohet edhe nga Chelsea./Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa qeveria e Kosovës nuk ka numrat për të shtyrë…