Messi është më shumë se një ëndërr për Interin

16 gusht 2020 | 16:31

Largimi i Leo Messit nga Barcelona është tema më e nxehtë për momentin në futboll. Nëse argjentinasi vendos të largohet dy janë skuadrat me mundësinë më reale që Messi të transferohet, Manchester City dhe Inter.

Pikërisht për mundësinë e kalimit të Messit tek Inter ka folur ish-drejtori sportiv i zikaltërve, Masimiliano Mirabeli.

“Kur isha tek Interi presidenti Zhang më foli në lidhje me merkaton dhe më tha ‘Dua Mesin. Ne i shpjeguam se nuk ishte e mundur për shkak të fair-play financiar’. Mund të siguroj që Messi është më shumë se një ëndërr për Interin. Messi ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Barcelonën, dhe katalanasit nuk do donin ta humbasin falas prandaj do marrin vendime të forta”, ka thënë Mirabeli.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një komunikatë për medie, sa i takon situatës së…