Messi i bie pishman, nuk largohet nga Barça

04 shtator 2020 | 11:44

Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelonës. Kështu raporton e përditshmja katalunase ‘SPORT’, sipas të cilës, Leo do të qëndrojë në Barcelonë deri në fundin e kontratës, në vitin 2021 dhe më pas do të largohet si lojtar i lirë.

“Insistimi i Bartomeus ka ndryshuar gjithçka. Messi po mendon të qëndrojë deri më 30 qershor dhe më pas të negociojë me një tjetër klub. Në orët e ardhshme ai do të konfirmojë vendimin e tij”, shkruan SPORT.

Pas takimit të parë me Bartomeun, babait i lojtarit, Jorge Messi, tha se “është e vështirë” që Messi të qëndrojë në Barcelonë. Por, takimi i dytë, që ndodhi të enjten në mëngjes, duket se ndryshoi gjithçka dhe Leo, që ishte me një këmbë jashtë Barçës, tani është vetëm një hap larg qëndrimit edhe për një sezon në ‘Camp Nou’.

Ai dëshironte të largohej i lirë, derisa Barcelona insistonte se vetëm duke u paguar klauzola 700 milionë euro, mund t’i thotë lamtumirë klubit dhe natyrisht – këtë s’mund ta paguajë as Manchester City as PSG, kështu që opsioni më i mirë është qëndrimi edhe për një sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori më i njohur i filmave aksion në botë, Dwayne…