Covid-19 nuk kursen edhe “bishën” e filmave aksion

04 shtator 2020 | 11:43

Aktori më i njohur i filmave aksion në botë, Dwayne “The Rock” Johnson dhe familja e tij janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Në një video të postuar në rrjetet sociale aktori bën me dije se, ai, bashkëshortja dhe dy vajzat e vogla, katër dhe dy vjeç, janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.

Ndër të tjera, ai thekson se ata janë infektuar rreth dy javë më parë dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Johnson thekson se ato mund të jenë infektuar nga kontaktet me miq që nuk e kanë ditur se kanë qenë me Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa u është përgjigjur 30 pyetjeve në…