Messi: Mane meritoi me shumë se pozita e katërt

06 dhjetor 2019 | 11:19

Lionel Messi e ka pranuar se është ‘turp’ ta shohësh sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, të përfundojë në vendin e katërt në renditjen e “Topit të Artë” për vitin 2019.

Mane ka qenë figurë kryesore në sulmin e Liverpoolit këtë vit, duke ndihmuar klubin ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe duke luajtur një rol kryesor në shtytjen e klubit drejt titullit të Ligës Premiere.

“Është turp ta shohësh Manen të përfundojë në vendin e katërt. Por, mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë. Unë zgjodha Sadio Manen sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Ai pati një vit të shkëlqyeshëm me ekipin e Liverpoolit. Prandaj e zgjodha. E përsëris, ka pasur shumë lojtarë shumë të shkëlqyeshëm këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë”, ka thënë Messi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi kërçovar i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi, ka kohë…