Messi mungon ndaj Valencias, rrezikon edhe ndaj Dortmundit

12 shtator 2019 | 13:10

Që nga fillimi i sezonit Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje zyrtare për shkak të një dëmtimi që e pësoi në fillim të gushtit. Dhe kthimi në fushat e blerta duket ende i pasigurt.

Sipas katalanases “Sport”, ylli argjentinas nuk do të jetë gati as për ndeshjen e radhës në “Camp Nou”, kundër Valencias, të planifikuar për të shtunën më 14 shtator. Kjo mungesë vjen pas atyre në sfidat ndaj Betisit dhe Osasunas.

Prognoza e shërimit nga dëmtimi i Messit duket se ka ndryshuar përsëri. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon të stërvitet vetëm, ende nuk është rikthyer me grupin. Ai nuk ka marrë pjesë në një seancë me ngarkesë të plotë të skuadrës blaugrana që në fillim të gushtit. Në këtë pikë ekziston edhe dyshimi i mungesës së tij në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, në Champions, e cila do të luhet të martën e 17 shtatorit në Gjermani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Deçan është promovuar libri i Fetnete Ramosaj me titull…