Messi pas humbjes nga Arabia Saudite: Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë

22 nëntor 2022 | 16:40

Lionel Messi, pas ndeshjes që Argjentina e humbi nga Arabia Saudite (1-2), është shprehur i zhgënjyer me disfatën, duke thënë se ka qenë goditje e cila nuk i ka ndodhur më parë.

“Gabimet brenda pesë minutave na kushtuan me rezultatin 2-1. Ne u ngatërruam dhe pas golave gjërat u komplikuan edhe më shumë. Nuk ka arsyetime për golat që nuk na i pranuan, pasi ishin në pozitë jashtë loje. E kemi ditur se Arabia Saudite është një ekip që, nëse e lejon të luajë, do të shkaktojë telashe. Ata luajtën shumë mirë”, ka deklaruar Messi.

“Kurrë nuk kam marrë një goditje kaq të fortë me këtë grup lojtarësh. Gjërat ndodhin për një arsye. Tani padyshim se duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e tjera”, ka shtuar Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, por gjuha shqipe…