Messi rrezikon ta humbas “El Clasico”-n

03 shkurt 2019 | 16:02

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 kundër Valencias në “Camp Nou”. Leo Mesi shënoi një dygolësh duke barazuar avantazhin e dyfishtë të miqve, por ai ka pësuar një dëmtim në këtë ndeshje.

Kapiteni është detyruar të largohet përpara kohe nga loja, si pasojë e një dëmtimi në këmbën e djathtë. Ai është në dyshim për “El Classico”-n e së mërkurës për llogari të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit. Messi humbi dhe sfidën e kampionatit kundër Realit, por ky dëmtim është më i thjeshtë si i mëparshmi. Diçka e tillë konfirmohet dhe nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

“Le të presim se çfarë do të thonë mjekët. Leo ndjen pak dhimbje, por nuk duket ndonjë gjë e rëndë”, ka thënë Valverde.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën shtatë persona kanë vdekur, përfshirë katër fëmijë dhe…