Messi spektakolar, shënon edhe dy gola të tjerë (video)

07 gusht 2023 | 11:27

Ylli argjentinas Lionel Messi e nisur furishëm sezonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-asi i Barcelonës dhe PSG-së shënoi edhe dy gola të tjerë kundër FC Dallasit.

Messi realizoi në minutën e gjashtë, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 85-të duke e barazuar në 4-4. Shtatë herë fituesi i “Topit të artë” ishte i saktë edhe nga pika e bardhë, gjatë ekzekutimit të penalltive.

Kështu Inter Miami, shkon në finalen e Ligës së Kupës. Argjentinasi kështu arriti në kuotën e shtatë golave në katër ndeshje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar shtatë vjet prej se Majlinda Kelmendi, e futi…