
Mestre: Messi do ta vazhdojë me Barçën
28 prill 2021
| 11:39
Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë edhe pas këtij sezoni, sepse është i gatshëm t’i vërë synimet sportive para atyre financiare, sipas ish-zëvendëspresidentit të klubit katalonas, Jordi Mestre.
Messi mund t’i mbushë xhepat edhe gjëkundi, sepse klube të pasura si Manchester City dhe Paris Saint-Germain kanë shprehur interesim të madh për shërbimet e tij. Por triumfi në Kupën e Mbretit së fundmi dhe titulli i mundshëm në La Liga këtë sezon mund ta bindin 33-vjeçarin të vijojë të jetë njeri i vetëm i një klubi.
I pyetur nëse Messi mund ta largohet në verë, kur edhe i mbaron marrëveshja me klubin, Mestre ka deklaruar: “Messi do të vazhdojë por, nëse largohet, nuk do ta bëjë për para”.