Mësuesi nga Skenderaj humb betejën me Covid

05 dhjetor 2020 | 22:50

Mësuesi, Milaim Bilalli nga Skenderaj ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili përmes një postimi në “Facebook” ka informuar se Bilalli është varrosur sot. Me këtë rast, ai në emër të komunës i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë:

Sot iu dha lamtumira e fundit mësuesit, Milaim Bilalli, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë luftës me COVID-19.

Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët mësimdhënës dhe të gjithë ata që e njohën.

Pushofsh i qetë mësues Milaim Bilalli!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, vazhdon të jetë këmbëngulës lidhur…